Befasia nga mediet britanike, Roman Abramovich negociator në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës
Në orët e para të së enjtes, më 24 shkurt, Rusia nisi pushtimin masiv të Ukrainës. Vendet e Bashkimit Evropian nisën të ndërmerrnin masa dhe të vendosnin sanskione ndaj Rusisë dhe njerëzve të afërt të presidentit Vladimir Putin. Mbretëria e Bashkuar përfshiu më listën e oligarkëve, që duheshin ndëshkuar, edhe presidentin e Chelsea-t, Roman Abramovich, i cili vendosi të tërhiqej nga administri i klubit londinez.
Megjithatë, pavarësisht thashethemeve se ai ishte një nga pasardhësit e Vladimir Putinit, “British Jewish News” ka raportuar se Abramovich ka pranuar një ofertë nga Ukraina për të ndihmuar në negociimin për një “zgjidhje paqësore” të konfliktit me Rusinë.
Një zëdhënës i oligarkut rus thotë se Ukraina e ka kontaktuar Abramovichin gjatë fundjavës përmes lidhjeve të tij hebreje në Ukrainë.
“Unë mund të konfirmoj se pala ukrainase kontaktoi Roman Abramovichin për t’i kërkuar mbështetjen në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë,” – tha zëdhënësi i “Jewish News”.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



