Futboll

Befason Buffon, kujton vargjet ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’

Kapiteni i Italisë dhe Juventusit, Gigi Buffon ishte në krah të trajnerit Ventura, në konferencën për shtyp të dhënë nga Shkodra, para sfidës ndaj Shqipërisë. Portieri legjendar kujton se ka qenë edhe një herë tjetër në vendin tonë, 23 vite më përpara, kur luajti me Parmën, përballë Teutës.

“Kam ardhur shumë herët këtu, ndërsa tani po vë re që vendi është zhvilluar shumë. Shqipëria është një vend i bukur, me njerëz optimistë dhe ndihem i lumtur për këtë, sepse fatet tuaja janë të lidhur në histori me ato të Italisë”, tha ai.

Buffon habiti gazetarët edhe kur u pyet për njohuritë mbi historinë e Shqipërisë, teksa tregoi se ka lexuar dhe i kanë bërë përshtypje vargjet e Pashko Vasës ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’.

“E njoh paksa historinë shqiptare. Bëhet fjalë për një popull me identitet dhe krenari. Kujtoj shprehjen ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’ dhe kuptoj bashkimin e madh që ekziston mes jush, përtej diferencave, qofshin ato edhe fetare”, u shpreh Buffon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency