Lajme

Befason Jashanica, ikën nga Skënderbeu dhe firmos me Ballkanin

Bajram Jashanica largohet pas 7 sezonesh nga Kategoria Superiore. Mbrojtësi kosovar, kartoni I të cilit zotërohej nga Skënderbeu që nga viti 2013 (në sezonin e parë është huazuar te Besa e Kavajës), ka vendosur ta vijojë karrierën në IPKO Superligë te skuadra e Ballkanit. Jashanica ka zhvilluar në total 123 ndeshje në Superiore me Besën dhe Skënderbeun e në 5 raste ka mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Në Korçë është shpallur tri herë kampion si dhe ka fituar në një rast Kupën e Shqipërisë (plus dy Superkupa). Në qershor të vitit 2018 ai u dënua 2 vite pezullim nga aktivitetet sportive për përdorimin të substancave të ndaluara dhe iu rikthyer futbollit në fund të muajit shkurt.

Më poshtë njoftimi i Ballkanit:

“Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skënderbeut (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatësi super lojtar.
Po ashtu Jashanica ishte dhe reprezantues i përfaqësueses së Kosovës në vitet 2016-2017…”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency