Befason Rudiger, jep sinjal për qëndrimin në “Stamford Bridge”
Antonio Rudiger ndryshin qëndrim sa i përket së ardhmes. Kur bisedimet me Chelsea-n për rinovimin e kontratës dukeshin të mbyllura përfundimisht, qendërmbrojtësi gjerman ka rinisur kontaktet me drejtuesit e klubit. Marrëveshja është ende larg, por sinjalet e fundit tregojnë se firma mbi kontratë do të vijë shumë shpejt.
Klubet e mëdha të Evropës janë prej kohësh në pritje për shërbimet e qendërmbrojtësit, por deklarata e tij e fundit tregon që epoka e tij në “Stamford Bridge” nuk ka përfunduar.
“Familja ime ndihet shumë mirë në Londër. Si gjithmonë, jam plotësisht i përkushtuar ndaj Chelsea-t. Përfaqësuesit e mi po zhvillojnë bisedime me Chelsea-n, kaq duhet të dini për të ardhmen time tani,” – tha lojtari për Sky Sports, kur u pyet nëse skuadrat e tjera kanë ende një shans për ta marrë.
Është folur për Realin e Madridit, Barcelonën, Bajernin… Tuchel, trajneri i Chelseat, e ka bërë të qartë se Rudiger është një pjesë e pazëvendësueshme për formacionin e tij.



