Begaj: Jam betuar që jam e pastër, shteti nuk më ka mbrojtur!
Romela Begaj ka kaluar shumë vuajtje gjatë kësaj periudhe. Dalja pozitiv edhe testit të dytë të dopingut ka shkatërruar karrierën e sportistes shqiptare, që në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport ka treguar për të gjitha peripecitë që kaluar, duke fajësuar shtetin shqiptar që sipas saj nuk e ka mbrojtur aspak.
“Më vjen shumë keq që e them, por është fatkeqësi që kam lindur në një shtet të vogël dhe pa mbrojtje. Jam krenare që jam shqiptare, por ato dieta ushqimore që jepnin është një skandal i vërtetë. Nuk kisha asnjë përkrahje e pse janë shumë medalje që kam sjell në Shqipëri. Puna e dënimit është një çështje e thellë pasi mirë herën e parë, po e dyta?
Jam betuar në kuran dhe për flamur që jam e pastër e do të vazhdoj ta them gjithmonë. Nga shteti më kanë thënë shumë herë që do të më ndihmojnë, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.
Unë të them të drejtën do të vazhdoj edhe pse kam harxhuar rreth 70 mijë euro nga kursimet e mia nëpër gjyqe, ndryshe nga politikanët tanë që kanë vila e shumë pasuri. Nuk do ta mbyll karrierën dhe do të vazhdoj dhe do të ngre sërish flamurin edhe pse shteti im më la në rrugë dhe nuk më ndihmoj”, u shpreh Begaj për “Supersport”.



