Kategoria Superiore

Begeja: Fitore me shumë vlerë e Teutës për mbijetesën

Fitorja në transfertë me Kamzën ishte e para për trajnerit e ri të Teutës, Gentian Begejam i cili në intervistën pas ndeshjes për “Gol pas Goli” e pranoi se skuadra e tij pati edhe fatin me vete që mori tri pikët.
“Ndeshja kishte dy tablo, në pjesën e parë ishim më mirë në kotrollin e topit dhe në raste, kurse në pjesën e dytë ishte më mirë Kamza. Ditëm ta përballonim presionin, kur rezultati ishte 0-1. Është një fitore, që na shërben shumë për të ardhmen.
Skuadra nuk vuan nga mënyra sesi luan, por ka një ngërç piskologjik. Këto dy ndeshjet e fundit skuadra ka luajtur mirë, por ndoshta fati nuk ka qenë me ne. Sot ishte me ne dhe fituam.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency