Kategoria Superiore

Begeja: Shpejt për llogari, Teuta e dënuar të marrë tre pikët

Humbja e pësuar në Vlorë, me Teutën e gjeti shumë shpejt avantazhin, kishte disa raste për të rihapur lojën dhe e mbylli ndeshjen në superioritet numerik duhet harruar. Sipas trajnerit Gentian Begeja, durrsakët duhet të mendojnë për gjashtë finalet e mbetura, duke nisur nga dueli i mbijetesës me Kamzën.

Gentian Begeja

 “Ndeshje për tu harruar, u ndëshkuam me tre gola që ia falëm vetë kundërshtarit, por ndikuan edhe mungesat e rëndësishme. Do të shohim përpara, vazhdojmë punën dhe nuk duhet ta mbajmë mendjen te sfida me Flamurtarin”.

Teuta kërkon të kthehet menjëherë te suksesi dhe një plus i madh janë rikthimet e Hrkaç dhe Gjeorgjevskit në mbrojtje, si edhe i Hilës në mesfushë. Për drejtuesin e stolit, skuadra nuk ka rrugë tjetër përveç fitores.

Gentian Begeja

 “Me rikthimin e tre lojtarëve që na munguan në Vlorë, ekipi kthehet në identitet, sepse janë lojtarë të formacionit. Jemi të plot, djemtë po stërviten mirë, e kanë vlerësuar në makskimum ndeshjen me Kamzën. Përveç fitores nuk kemi rrugë tjetër”.

Begeja provoi të largojë edhe presionin nga ekipi, duke mos e cilësuar vendimtare përballjen me Kamzën dhe thekson se është ende shpejt për të bërë llogaritë e klasifikimit.

Gentian Begeja

“Do të thoja ndeshje e rëndësishme, jo përcaktuese. Janë edhe gjashtë javë kampionat dhe të gjitha ndeshjet janë si finale. Duhet të marrim maksimumin në çdo takim. Jemi të dënuar të marrim tre pikët, por është ende shpejt për të bërë llogaritë. Kamza dhe Vllaznia janë aty, por pikët maksimale do të na ndihmonin që në fund të evitojmë rënien nga kategioria”.

Respekti për rivalët e Kamzës është maksimal, me trajnerin që nuk preferon ta krahasojë me duelin e fituar vetëm dy javë më parë përballë një tjetër rivali direkt siç ishte Vllaznia.

Gentian Begeja

 “Nuk dëshiroj ti ndaj ekipet, seicili ka të mirat dhe pikat e veta të dobta. në këtë sezon çdom ekip ka qenë i fort. ndeshja me Kamzën ka tjetër natyrë, nuk është njësoj si me Vllazninë. Kamza ka skuadër shumë të mirë me elementë cilësorë dhe që duhet vlerësuar maksimalisht”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency