Behar Maliqi pezullohet nga FFK, humbet edhe sfidën me Lirinë
Komisioni i Disiplinës i Federatës Kosovare të Futbollit ka pezulluar me 2 ndeshje mesfushorin e Ferronikelit, Behar Maliqi. Kartoni i kuq që mori në sfidën e javës së 19-të ndaj Dritës i ka kushtuar rëndë ish mesfushorit të Partizanit i cili pasi humbi duelin me Flamurtarin tashmë do të mungojë edhe në përballjen shumë delikate ndaj Lirisë në Prizren. Një lajm i keq ky për Ferronikelin pasi Behar Maliqi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.



