Behari: Nuk jam magjistar, në dy ditë nuk mund të ndryshohen shumë gjëra
Në momente të vështira ai është gjithmonë aty për ta marrë përgjegjësitë mbi vete dhe për të ndihmuar Flamurtarin me eksperiencën e tij. Me largimin e Shpëtim Duros, Ardi Behari ka marrë rolin e trajnerit te Flamurtari dhe ndeshja e tij e parë shkoi mësëmiri një fitore 3-1 ndaj Teutës që rikthen qetësinë në skuadër dhe mban gjallë shpresat për Europën.
Do të kishit firmosur që në fillim për një fitore të tillë, me dorë në zemër?
Sigurisht që kur një ndeshje fillon në disavantazh me një penallti të diskutueshëm, gjërat vështirësohen, sepse hidhen poshtë të gjitha planet. Jemi mësuar me dorën në zemër. E kaluam atë moment.
Çfarë ndryshoi te Flamurtari?
Asgjë s’ka ndryshuar. Çfarë duhet të themi që ka ndryshuar ardhja jonë në dy ditë. Duhet të jesh magjistar. Është puna e stafit të kaluar që gjej rastin ti përshëndes. Lojtarët janë bërë më të përgjegjshëm për situatën e skuadrës. Nuk besoj që ka ndryshuar gjë.
Mendoni që po të ndryshojnë mentalitet, mund t’ia arrini Kupat e Europës?
Është shumë shpejt për tu menduar. Është një ndeshje, që në letër duhej fituar. Është shumë shpejt për të menduar për Europën. Qëllimi ishte të ndryshonim përgjegjshmërinë e lojtarëve. Duhen marrë ndeshjet një nga një. Llogaritë bëhen në fund.
Zgjedhja juaj është një zgjedhje momentale, apo do jetë zgjedhje për sezonin e ardhshëm?
Dua t’iu bëj me dije është një zgjidhje brenda familje. Normalisht është një marrje përgjegjësish. Të gjithë kemi pjesë te ecuria e skuadrës. Qoftë pozitive qoftë negative. Nuk e di si do të shkojnë gjerat më vonë. Duhet përligjësh çdo lloj justifikimi. Kjo është e rëndësishme.



