Kategoria Superiore

Bekaj: Kampionët s’i humbasin këto lloj takimesh, pika na kënaq

Visar Bekaj ishte i vetmi lojtar i Tiranës që shkëlqeu në barazimin e bardhë kundër Vllaznisë. “Gardiani” dardan ruajti të paprekur portën e ekipit kryesues me pritjet e tij, ndërsa u shfaq optimist në lidhje me fitimin e titullit në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli”Supersport.

Çdo ekip ka një ditë të keqe. Ekipi kampion dallohet kur nuk humbet në ditën e keqe, jemi të kënaqur me pikën. Titulli? Tirana nuk niset asnjëherë për vend të dytë. Kemi lojtarë shumë cilësorë, mendoj se do të shpallemi kampionë në fund të sezonit.

Prisja t’ia vidhnim me dinakëri fitoren Vllaznisë njësoj si në Shkodër, por ishte tepër e vështirë. Duhet të shikojmë veten, nëse Dinamo frenon Kukësin është gjë e mirë.

Kemi katër ndeshje si vendas, besoj që po t’i arrijmë këto fitore dhe fitojmë edhe ndaj Kukësit, do jemi shumë mirë. Dueli me Latifin? I vështirë, por besoj se ia kam dalë me sukses”, theksoi portieri i Tiranës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency