Belen: Iannone është një vullkan! (Foto)
Belen Rodriguez ka shoqëruar të fejuarin e saj, Andrea Iannone, fundjavën e kaluar në Australi, ku u zhvillua Çmimi i Madh i Austinit në Moto GP.
Bukuroshja italiane, në një program sportiv tha se ishte shumë e lumtur përkrah pilotit, të cilin e quajti një njeri dhe burrë të fortë.
“Kam shoqëruar një burrë të mrekullueshëm dhe jam duke jetuar një dashuri të veçantë. Andrea është një romantik, por me shumë ndjeshmëri për familjen, ashtu si unë. Ai është vërtetë një vullkan, pasi zjarri i tij është i brendshëm”, deklaroi Belen Rodriguez.


























