Belen Rodriguez sërish shtatzënë? Konfirmimet vijnë nga rrjetet sociale…
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë rikthyer sërish bashkë, e këtë herë për të mos u ndarë më . Çifti po shijojnë pushimet së bashku, ndërsa në fotot e postuara është gjithmonë në mes edhe i vogli i tyre, Santiago.
Megjithatë referuar edhe veshjeve që Belen ka preferuar të veshë gjatë këtyre pushimeve, fansat kanë nisur të dyshojnë se modelja dhe aktorja është sërish shtatzënë, ndërsa thashethemi ka bërë xhiron e botës.
Vetë protagonistët nuk kanë reaguar aspak për këtë lajm, duke mos konfirmuar, por as refuzuar një shtatzëni të mundshme të Belen Rodriguezit.

















