Belica: Vllaznia luan futboll tërheqës, na gëzon edhe fitorja minimale
Në lidhje me sfidën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë foli edhe Egzon Belica për mediet. Lideri i mbrojtjes së Partizanit, komentoi duelin ndaj kuqebluve dhe gjendjen e skuadrës së tij.
“Ekipi dhe stafi e kanë studiuar Vllazninë në terësi. Kemi bërë edhe ndeshje të tjera kundër Vllaznisë, edhe pse nuk kemi fituar. Do jetë histori tjetër nesër. Do mundohemi të bëjmë më të mirën, dua t’ia bëjmë më të lehtë vetes ndeshjen e dytë në Shkodër.
Kastrioti? Ndeshje për të nxjerrë mësime. Na kanë shërbyer mirë këto dy javë, kemi marrë një ngarkesë fizike më të madhe. Kemi pasur kohë të stërvitemi më shumë dhe të analizojmë kundërshtarin.
Edhe 1-0 për ne nuk do ishte keq nesër. Kupa është format tjetër. E rëndësishme është të mos pësosh, por ka më shumë rëndësi të shënosh. E mira është të merret fitore nesër, që të kemi kohë për të menduar për ndeshjen tjetër.
Vllaznia armën e saj më të fortë ka ekipin dhe lojën. Kanë ekip të mirë dhe lojë atraktive, ata të lejojnë të luajnë futboll. Duhet t’i kemi kujdes si skuadër, jo ndonjë lojtarë të veçantë.
Edhe ne kemi lojtarët tanë të mirë dhe forcat tona, besoj se do të jetë një ndeshje e mirë dhe e luftuar nesër”, deklaroi 31-vjeçari nga Struga.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



