Serie A

Belotti lë pas dëmtimin, gati për transfertën e sotme ndaj Genoas

Andrea Belotti la fushën e lojës në minutën e 85-të të ndeshjes ndaj Lazios të dielën, për shkak të një dëmtimi muskulor, por ekzaminimet nuk treguan asgjë serioze dhe pas një dite pushim, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Kështu kapiteni i skuadrës “granata” është grumbulluar nga trajneri Giampaolo për ndeshjen që Torino do të zhvillojë pasditen e sotme në transfertë ndaj Genoas dhe pritet të luajë rregullisht nga minuta e parë.

Transferta e sotme është e prapambetur për torinezët, pasi u shty më 3 tetor për shkak të infektimeve të shumta nga koronavirusi në radhët e gjenovezëve. Ky takim është mjaft i rëndësishëm edhe për të ardhmen e trajnerit Giampaolo, pasi Torino ka marrë vetëm një pikë në 5 javët e para.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency