Bën analizën e Atalanta-Napoli, Reja: Gasperini është Sacchi i 10 viteve të fundit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja ka bërë bilancin e ndeshjes Atalanta-Napoli, përpara se këto dy skuadra të përballen të dielën.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ai ka lavdëruar Gian Piero Gasperinin për punën që bën.
“Unë e konsideroj atë Sacchi-n e 10 viteve të fundit për mënyrën se si e ka revolucionuar futbollin. Spalleti është më elektrik, një magjistar në leximet taktike që shfrytëzon maksimalisht kundërsulmin. Për një kohë të gjatë Napoli ishte i preferuari im për të fituar kampionatin, por disa rezultate nuk i prisja.”-tha tekniku italian.
Ndërsa foli për mungesat Reja tha: “Zapata është thelbësor, por skualifikimi i Osimhenit është edhe më i rëndë, pasi do ishte arma perfekte, duke qenë se te Atalanta lënë shumë hapësirë për të sulmuar.”



