Merkato

Ben Arfa ende pa kontratë, e duan 4 skuadra italiane

Hatem Ben Arfa vazhdon të jetë një lojtar pa kontratë. 32-vjeçari i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë me Rennes që nga 1 korriku i këtij është një lojtar i lirë në treg dhe pavarsisht se kemi hyrë në muajin tetor ai po shqyrton ende ofertat se ku do ta vazhdojë karrierën. Për ish-lojtarin e Lyon, Marseille dhe PSG interesohen 4 skuadra nga Serie A, mes tyre Sampdoria e Genoa por edhe Atalanta e Fiorentina mendojnë për goditjen Ben Arfa. Francezi do të ishte një vlerë e shtuar për të 4-ta këto klube duke patur parasysh cilësitë shumë të mira që ai zotëron.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency