La Liga

Bën detyrën ndaj Bilbaos, Betis fiton pozicione në renditje

Real Betis ka bërë detyrën në stadiumin “Benito Villamarin”, ku ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Atletico Bilbao.

Ndeshja ishte në pjesën më të madhe të saj e balancuar, teksa do të duhej minuta e 20-të që Iglesias të godiste rrjetën e portës së Simon dhe t’i jepte avantazhin vendasve.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll 1-0, teksa fraksioni i dytë nuk do të sillte ndryshim në rezultat. Në minutën e 80’ situata do të vështirësohej disi për “bardhejeshilët”, pasi Fekir mori karton të kuq dhe skuadra e Pellegrinit mbeti në fushën e lojës me një lojtar më pak.

Bilbaoi tentoi që të merrte barazimin duke shfrytëzuar avantazhin numerik, por nuk ia doli të kishte rezultat dhe kjo përballje u mbyll me rezultatin e vendosur që në minutën e 20-të.

Pas takimit të raundit të 28-të, Betis ngjitet në vend të katërt të La Ligës me 49 pikë, teksa Bilbao qëndron në vend të tetë me 40 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency