Eredivisie

Bën detyrën ndaj Heracles, PSV rimerr kryesimin e Eredivisie

PSV ka rimarrë kryesimin e Eredivisie, pas fitores 3-1 ndaj ekipit të Herakles. Me një ndeshje më shumë se Ajax i vendit të dytë, PSV është aktualisht lider i elitës së futbollit holandez.

Vendasit zhbllokuan rezultatin e këtij takimi në minutën e 20-të, me Veerman që shënoi pas një asisti të marrë nga Madueke. Pjesa e parë e ndeshjesh u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa do të duhej minuta e 55’, që PSV të shënonte sërish, por këtë herë me Zahavin.

Heracles tentoi në disa raste të kundërpërgjigjej, megjithatë goli i parë dhe i vetëm për ta erdhi në minutën e 69’ me Armenteros.

Ndërsa vetëm dy minuta më pas Gakpo do të shënonte golin e tretë për vendasit dhe njëkohësisht të vuloste edhe rezultatin e këtij takimi. Pas javës së 25-të, PSV kryeson me 58 pikë, teksa Heracles renditet në vend të 12-të me 26 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency