Ben Yadder i “papërmbajtshëm”, Sevilla rikthehet te fitorja
Sevilla u rikthye te fitorja në kampionat, pas plot 5 ndeshjesh, teksa mposhti Real Sociedadin me rezultatin e thellë 5-2, në sfidën e zhvilluar në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Andaluzianët zhbllokuan sfidën me Sarabian në pjesën e parë, ndërsa më pas ishte sulmuesi kryesor, Ben Yadeer, që shënoi 3 gola të tjerë, duke shkuar në kuotën e 15 realizimeve këtë sezon në kampionat.
Tre herë shënoi edhe futbollisti i Real Sociedadit, Oyarzabal, vetëm se dy prej të cilëve i shënoi në portën kundërshtare dhe një në portën e skuadrës së tij.
Me këtë 3-pikësh, Sevilla ngjitet në vendin e 6, në kuotën e 40 pikëve, duke rihapur edhe njëherë shpresat për një vend në katërshen e parë, që kualifikohet për në Champions League.
Fitore shprese mori edhe Villareali, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën valenciane ndaj Levantes dhe doli nga treshja e fundit e renditjes, që të çon në Secunda Division.



