Merkato

Benatia e mbyll me Juven, pranë firmës me kampionët e Katarit

Medhi Benatia  është shumë pranë largimit nga Juventusi. Mbrojtësi dëshiron të ndryshojë ekip për të luajtur më tepër dhe një nga ofertat që e ka bindur është ajo e klubit nga Katari, Al Duhail. Sipas mediave italiane, ky klub i ka ofruar mbrojtësit maroken mbi 4 milionë euro në sezon. Ndërkohë për kampionët e Italisë pritet të shkojnë 8 milionë euro plus 6 milionë të tjera si bonuse. Benatia u transferua te Juventusi në verën e vitit 2017, ndërkohë që hapësirat e pakta në formacion kanë bërë që ai të kërkojë largimin. 31-vjeçari ndiqet edhe nga ekipe të tjera në Europë, por duket se oferta e klubit nga Katari ka qenë bindëse për mbrojtësin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency