Benevento ‘kuota zero’, humb edhe në Verona
Benevento vijon të qendrojë në fundin e tabelës së klasifikimit në kampionatin italian, me zero pikë, pas 8 javësh të luajtura. Skuadra ku aktivizohen edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Memushaj dhe Gjimshiti, u mposht 1-0,edhe sot në transfertën ndaj Veronës, në ndeshjen e fundit të javës së 8-të.
Dy futbollistët shqiptarë ishin në fushë gjatë gjithë 90 minutëshit, por nuk arritën të bëjnë asgjë për të ndalur vendasit. Vlen të theksohet se Benevento luajti me 10 futbollistë për rreth 55 minuta, pas daljes me karton të kuq të Antei, ndërsa Verona shënoi golin e fitores në minutën e 72-të, me anë të Romulos.



