Serie A

Benevento zhgënjen ndaj Udineses, komplikohet misioni mbijetesë

Benevento komplikon plotësisht objektivin e mbijetesës në elitën e futbollit italian, pasi u mposht në shtëpi me rezultatin 2-4 nga Udinese. Skuadra nga Kampanja u ndëshkua që në minutën e dytë nga Molina, që shënoi pas një asisti perfekt të kapitenit De Paul.

Më pas ishte mesfushori turk Arslan, që shënoi edhe golin e dytë me një goditje të saktë nga distanca, megjithatë Benevento reagoi shpejt dhe fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Viola, duke rihapur takimin.

Në fillim të pjesës së dytë, Udinese mbylli sërish llogaritë me anë të Stryger-Larsen, ndërsa më pas shënoi edhe Braaf golin e katërt, para se Lapadula të ngushtonte diferencën pak minuta para fundit të ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency