Benfica blindon talentin Joao Felix me një klauzolë të frikshme!
Joao Felix është vetëm 18 vjeç dhe ka çmendur klube të rëndësishme që dëshirojnë shërbimet e tij por tashmë e ardhmja e fantazistit portugez është vendosur. Benfica që zotëron kartonin e lojtarit bëri të ditur se ka zgjatur kontratën e futbollistit deri në vitin 2023 me një klauzolë të frikshme prej 120 milionë euro. Pak ditë më parë klubi mund të humbiste shërbimet e Felix pasi Chelsea tentoi të paguante klauzolën e mëparshme prej 55 milionë euro të lojtarit por bisedimet për rinovimin u mbyllën shumë shpejt dhe për të shkëputur talentin nga Benfica nevojiten 120 milionë euro.



