Premier League

Benitez vendos kushte dhe paralajmëron dorëheqjen nga Newcastle!

Rafael Benitez i vendos kushte drejtuesve të ekipit të Newcastle. Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, tekniku spanjoll mund të dorëhiqet nëse gjatë merkatos së janarit drejtuesit e klubit nuk përforcojnë ekipin me disa afrime të reja. Ish-tekniku i Real Madrid aktualisht po kalon një periudhë shumë të vështirë me skuadrën e tij, pasi kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë në 5 takime të luajtura duke rrezikuar kështu rënien një kategori më poshtë. Edhe gjatë merkatos së verës, 58-vjeçari kishte kërkuar afrimin e elementëve të rinj në ekip, por dëshirat e tij nuk u plotësuan nga drejtuesit e klubit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency