Futboll

“Benzema meriton ‘Topin e Artë’, mes Ronaldos dhe Messit zgjedh… “

Gonzalo Higuain nuk ka dyshime rreth lojtarit që duhet të fitojë “Topin e Artë”. Sulmuesi argjentinas, i cili ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Juventus, Milan, Napoli, Chelsea dhe River Plate, zgjedh Karim Benzema si më të mirin në botë.

E njoh Benzema që kur ishte 19 vjeç. Kemi luajtur së bashku dhe shpesh kemi luftuar për postin e titullarit, por unë mund të them vetëm fjalë të mira për të. Ai është bërë sulmuesi më i mirë në botë, e meriton ‘Topin e Artë’.

Kam patur fatin të luaj me dy portierët më të mirë në botë në 20 vitet e fundit: Buffon dhe Casillas, por kam luajtur edhe me Cristiano Ronaldon e Messin.

Nëse nuk jam i pari, mund të jem i dyti lojtar për numrin e ndeshjeve të luajtura me të dy në skuadër. Më i miri? Po zgjedh Leo Messin”, deklaroi për Tyc Sports sulmuesi i Inter Miami në MLS.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency