Futboll

Benzema shpërfill gjyqin, ja sa rrezikon francezi

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, nuk do të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, që nisën këtë të mërkurë, edhe pse është ndër të akuzuarit për shantazhin e pretenduar ndaj Valbuenas, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

Avokati, Sylvain Cormier, shpjegoi se lojtari do të mbrohet nga ai para Gjykatës së Versajës, diçka e parashikuar nga ligji francez. Benzema, 33 vjeç, luajti mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Ukrainë kundër Shakhtar Donetsk dhe të dielën skuadra e tij, Reali i Madridit, ka një përballje shumë të rëndësishme në LaLiga, përballë Barcelonës në “EL Clasico”.

Gjyqi nisi këtë të mërkurë dhe do të zgjasë deri të premten e ardhshme. Nëse shpallet fajtor, Benzema mund të dënohet deri në pesë vjet burg dhe 75 000 euro gjobë. Akuzat për shantazh prishën imazhin e Benzemasë në vendin e tij, madje ai u përjashtua për pesë vjet nga përfaqësuesja franceze, ndërsa një vendim i mundshëm kundër tij do të vinte në një tjetër moment fantastik të karrierës së tij, si pretendent serioz për fitimin e “Topit të Artë.”

Benzema akuzohet se ka vepruar në favor të shantazhuesve, kur më 6 tetor 2015, gjatë grumbullimit të ekipit kombëtar në Clairefontaine, ai iu vetofrua Valbuenas në rolin e ndërmjetësit, duke e këshilluar që të paguante para për të zgjidhur problemin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency