Champions League

“Benzema si vera”, Ancelotti i gëzohet momentit magjik të kapitenit: Lideri i Realit!

Karim Benzema po kalon një moment magjik. Pas ndëshkoi dhe eliminoi PSG-në nga Champions League me një trigolësh, kapiteni i Real Madrid realizoi sërish tripletë, duke ndëshkuar kampionët në fuqi të Chelsea.

Fitorja 1-3 në “Stamford Bridge” afron kryesuesit e La Liga-s me gjysmëfinalen e Champions, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti u ndal tek ylli i ekipit të tij, Karim Benzema, autor i 37 golave dhe 13 asisteve sezonalë.

Ai përmirësohet çdo ditë, është si vera: sa më shumë kohë kalon aq më i mirë bëhet. Karim është një futbollist që përmirëson lidershipin e tij çdo ditë, ndihet gjithnjë e më i rëndësishëm për ekipin dhe ambientin.

Mendoj se kjo është ajo që gjë që po bën diferencën tek ai. Karim ka shumë më tepër personalitet, e di shumë mirë rëndësinë që ka te Reali. Mos të harrojmë edhe sjelljen e tij shembullore me të gjithë”, theksoi trajneri italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency