Legjionarët

Berisha gati për debutimin me Torinon në kampionat, Covid-19 i sjell fat!

Situata e rënduar në të cilën ndodhet Torino për shkak të Covid-19, i ka sjellë fat portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha i cili pasi debutoi në Kupë në ndeshjen ndaj Sampdorias do të bëjë debutimin absolut edhe në Serie me skuadrën granata pikërisht në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Fiorentinës.

Portieri titullar Vanja Milinkovic-Savic është i infektuar me Covid-19 dhe trajneri Juric është i detyruar të hedhë në fushë nga minuta e parë Etrit Berishën i cili do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen ndaj vjollcëve për të fituar sa më shumë pikë në sytë e trajnerit kroat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency