Berisha transferohet në kampionatin turk, shok skuadre me Mesut Ozil
Mërgim Berisha transferohet në kampionatin turk. Sulmuesi 23-vjeçar me origjinë shqiptare i dha fund eksperiencës së suksesshme te Salzburgu dhe vendosi të firmosë për 4 sezone te Fenerbahce, ku bëri edhe prezantimin zyrtar pasditen e sotme.
Mërgim Berisha e nisi karrierën e tij sportive pikërisht te Salzburgu, kur ishte vetëm 10 vjeç dhe më pas kaloi në disa klube në huazim, si Liefering, Lask dhe Altach, para se të rikthehej sërish te “demat” për të shënuar 16 gola në 39 ndeshje.
Në arenën ndërkombëtare, sulmuesi ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, teksa deri tani ka luajtur vetëm me skuadrën U21, ku edhe fitoi titullin e Kampionit të Europës pak muaj më parë.
Te Fenerbahce nis një kapitull i ri për sulmuesin 23-vjeçar që do të luajë në krah të një kampioni bote si Mesut Ozil dhe do të ketë misionin të zërë vendin e lënë bosh nga Vedat Muriqi një vit më parë, pasi gjiganti i Kosovës la gjurmë duke shënuar shumë gola për klubin e kryeqytetit turk.



