Itali

Berlusconi dhe Galliani nuk ndalen, tentojnë afrimin e ish-sulmuesit të United te Monza

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani po tentojnë të ndërtojnë një ekip që të befasojë në kampionatin italian. Merkato e Monzës deri më tani ka qenë e mirë, ndërkohë që po punohet edhe për përforcime të tjera.

Duhet një emër i madh për sulmin dhe pas Mauro Icardit ka dalë në skenë një tjetër futbollist i spikatur. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, uruguaianin që është larguar nga Manchester United si lojtarë i lirë.

Sky Sport raporton se Monza ka kontaktuar agjentët e sulmuesit, për të provuar një rikthim në kampionatin italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency