Berlusconi-Fassone: Me Gattuson gjithçka është e mundur
Pas asaj fitoreje 2-0 të kuqezinjve ndaj Romës të gjithë janë me Gattuson. Ish-presidenti Silvio Berlusconi dhe administratori Marco Fassone komplimetojnë trajnerin kalabrez për arritjet e tij.
“E kam shumë përzemër Gattuson. Eshtë nga ata persona që japin gjithçka duke motivuar skuadrën. Po e kryen shumë mirë misionin e tij, duke i bërë këta djem të besojnë se mund t’ia dalin.”
Nga ana tjetër, edhe Fassone është opmtimist dhe i kënaqur më punën e teknikut:
Gattuso po e vërteton se ka stofin e një trajneri të madh dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë atë sa më gjatë në mesin tonë. Gattuso e ka treguar talentin e tij, duke bërë të thjeshtë diçka që paraqitej si shumë e vështirë. Asnjë nuk e priste që skudra ta rrimerte veten kaq shpejt? Tashmë mund të besojmë edhe tek objektivi Champions, pasi në futboll kurrë nuk mund të thuash kurrë, aq më tepër tani që distancat janë ngushtuar. Me mbështetjen e trajnerit dhe optimizimin e grupit që beson te misionet e pamunduara, gjithçka është e arritshme. Gjithsesi, ne nuk duam të krijojmë iluzione edhe pse shpresa është e madhe. E rëndësishme është që tashmë Milani po bën një lojë të bukur, duke i hedhur hapat një e nga një.
Fassone më pas foli edhe për organikën e skuadrës, duke iu referuar në veëanti portierit 19-vjeçar, Donnarumma, i cili mendohet se do të largohet në fund të sezonit.



