Berlusconi kritik ndaj Li Yonghong: Milanit i duhet një president në Itali
Silvio Berlusconi kritikon pronarët e rinj të Milanit dhe më konkretisht presidentin kinez Li Yonghong. Ecuria e kuqezinjëve në këtë sezon ka qenë me shumë ulje ngritje dhe për këtë sipas ish numrit të Milanit një pjesë e fajit e ka presidenti i ri. “Mendoj që Li Yonghong duhet të ketë një zëvëndësues këtu në Itali”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane, me këtë të fundit që u referohej fakteve se një president brenda Italisë do t’i qëndronte më pranë skuadrës dhe vetë futbollistëve.



