Berlusconi: Ventura duhet të jepte dorëheqjen, Ancelotti i duhuri
Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për futbollin, teksa këtë herë ka dhënë mendimin e tij për në lidhje me zhvillimet në kombëtaren italiane të futbollit. Ish presidenti i Milanit nuk preferoi të komentojë mbetjen jashtë të 4 herë kampionëve të botës, ndërsa u mor më tepër me zhvillimet që pasuan.
“Do të kisha preferuar që Ventura të jepte dorëheqjen, jo të sillej si njeri i vogël. Duhet të merrte përgjegjësinë. Sa i përket Tavecchios, bëri veprimin e duhur duke e shkarkuar. Ai njeri më pëlqen, sepse është shumë demokratik në drejtim dhe ka bërë një sërë gjërash të mira, ndaj duhet të vijojë punën. Sa i përket trajnerit të ardhshëm, do të preferoja Ancelottin, sepse është njeriu i duhur, që mund të rikthejë Italinë aty ku e ka vendin”, tha Berlusconi.



