Premier League

Bernardo Silva drejt Barcelonës? De Bruyne qetëson Guardiolën dhe tifozët

E ardhmja e Bernardo Silvës te Manchester City është e pasigurt, edhe pse portugezi ka kontratë me kampionët e Anglisë deri në vitin 2025.

28-vjeçari tundohet nga ideja për të luajtur me Barcelonën pas pesë sezoneve të kaluara në “Etihad Stadium”.

Kolegu i tij, Kevin De Bruyne nuk është i shqetësuar në lidhje me largimin e “xholit” të ekipit të Pep Guardiolës.

Në një prononcim pas fitores ndaj Bournemouth, fantazisti belg u ndal edhe te situata e Bernardo Silvës.

Për mendimin tim, ai do të qëndrojë këtu edhe këtë sezon, kështu që nuk ka asgjë që më shqetëson në lidhje me këtë temë.

Bernardo është thelbësor për ne, shpresoj të qëndrojë. Ai e di që është shumë i dashur këtu te Manchester City”, deklaroi De Bruyne.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency