Kategoria e Parë

Besa kërkon Superioren, huazon mesfushorin e Tiranës

Besa e Kavajës në sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë, ka një synim të qartë, të mbërrijë Abissnet Superiore pas shumë vitesh që militon në inferiore. Verdhezinjtë kanë konfirmuar në krye të skuadrës trajnerin me shumë eksperiencë Gugash Magani ndërsa tashmë po vijojnë punën në merkato për të afruar lojtarë të cilët mund të bëjnë diferencën.

I fundit që i është bashkuar Besës është mesfushori Enes Kuka i cili transferohet në Kavajë nga Tirana falë formulës së huazimit.

Kuka cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar të prodhuar nga akademia e kryeqytetasve ndërsa për shkak të mungesës së hapësira te bardheblutë do të provojë të nxjerrë në pah cilësitë e tij me fanellën e verdhezinjve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency