Kategoria e Parë

Besa rikthehet te fitorja, kryesuesit nuk fitojnë në Sarandë. Nuk fal Korabi në transfertë

Besa e Kavajës ia ka dalë të rikthehet te fitorja në javën e 14-të të Kategorisë së Parë, teksa në shtëpi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0, skuadrën e Besëlidhjes. Vendimtar për verdhezinjtë në këtë sfidë ishin golat e pjesës së dytë të shënuar nga ana e Flavio Meçjes dhe Skerdian Perjes.

Pas këtij trepikëshi, Besa ngjitet në mesin e tabelës, ekzaktësisht në vendin e gjashtë të klasifikimit me 21 pikë të grumbulluara. Sakaq, Besëlidhja mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, në vendin e 11-të me 16 pikë. Ndërkohë, Bylis është ndalur në transfertën e Sarandës ndaj Butrintit. Kryesuesit e së Parës nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola 0-0.

Megjithatë, ballshiotët ruajnë kreun e klasifikimit me 35 pikë, tre më shumë se ndjekësit e Erzenit. Nga ana tjetër, Korabi ka “ngecur” në transfertë ndaj Maliqit teksa vendasit vetëm në limitet e kohës së rregullt barazuan rezultatin në 1-1. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Burreli ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Shkumbinit.

Rezultatet:

Klasifikimi:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency