Futboll

Besart Ibraimi i jep fitoren në shtesë Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës vuajti shumë por në fund mori një fitore të madhe 1-2 në fushën e Sileksit në xhiron e gjashtë të Ligës së Parë të Mqedonisë. Kuqezinjtë treguan karakter në minutat e fundit, kur edhe pse ishin me një lojtar më pak në fushë, arritën të shënonin golin e fitores në shtesë me të zakonshmin Ibraimi.

Shkëndija e nisi mirë ndeshjen dhe gjeti epërsinë e merituar në minutën e 15-të me Bojkun. Në minutat në vazhdim kuqezinjtë tetovarë humbëm disa raste për golin e qetësisë, ndërsa pasi mbetëm me 10 lojtarë në terren, pas përjashtimit të Selmanit me të kuq në minutën e 76-të, Sileksi barazon 1-1 me Grozdanoskin tetë minuta para fundit. Në inferioritet numerik u duk se Shkëndija duhet të përqendrohej më shumë në ruajtjen e rezultatit por falë falë eksperiencës dhe cilësisë së lojtarëve të veçantë, formacioni i Qatip Osmanit realizoi golin e fitores me goleadorin Besart Ibraimi pak para se kryesori të vërshëllente për fundin e takimit.

Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e katërt radhazi që e mban në vendin e dytë me 14 pikë, një më pak se Akademija Pandev.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency