Lajme

Besnik Krasniqi kthehet pas 7 vitesh te Prishtina

Skuadra e Prishtinës, krahas përgatitijeve për sezonin e ri, që po i vijon në Istog, po përforcon organikën me elementët e duhur për të synuar objektiva madhorë. Kështu, klubi kryeqytetas ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me një njohje të vjetër, Besnik Krasniqin, i cili kthehet pas 7 vitesh në Prishtinë.

Njoftimi i Prishtinës

“Pas shtatë vitesh, 30 vjeçari, Besnik Krasniqi sërish kthehet në shtëpi. Fëmija i Prishtinës i cili me bardhekaltrit për pesë vite, nga edicioni 2008 – 2013, kishte fituar gjithçka me Prishtinën, të gjitha! Tre tituj kampioni, një Kupë dhe dy Superkupa, duke u paraqitur në 137 ndeshje zyrtare dhe duke shënuar 16 gola, sidomos edicioni i fundit më 2012/13 ishte i jashtëzakonshëm, golashënuesi i dytë i skuadrës me 14 gola dhe “kurora e dyfishtë”, e vetmja në histori të klubit.

Pas kësaj, Besniku ka vazhduar karrierën te Partizani i Tiranës (2013/14), Teutat e Durrësit (2014), Istogu (2015), Gjilani (2015), Flamurtari i Vlorës (2016), Feronikeli (2016/17), Llapi (2017), Vëllaznimi (2018) dhe në dy edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit.

 “Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, – ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.

Krasniqi iu është bashkuar skuadrës në Istog, ku është edhe duke e mbajtur fazën përgatitore.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency