Futboll

Betis e shndërroi në futbollistin më të shtrenjtë, braziliani i rikthehet futbollit në moshën 44-vjeçare

Futbolli është një sport i cili kërkon një përgatitje të lartë atletike, megjithatë ky fakt duket se nuk përbën aspak një problem për një 44-vjeçar si Denilson. Braziliani, i cili në Europë është bërë i famshëm në vitin 2001 kur spanjollët e Betis e transferuan në La Liga për shumën rekord të 61 milionë eurove duke e shndërruar përkohësisht në lojtarin më të shtrenjtë në botën e futbollit, ka vendosur t’i rikthehet pasionit të tij më të madh plot 12 vite pasi kishte varur këpucët në gozhdë.

Denilson i cili në Europë është aktivizuar edhe në radhët e Bordeaux nuk ia doli të linte gjurmë në Kontinentin e Vjetër, megjithatë tashmë është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes ndërsa do të jetë pjesë e klubit të Ibis që militon në kategoritë e ulëta braziliane.

Lajmin për rikthimin në futboll e lajmëroi vetë Denilson i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se së bashku me familjen mori vendimin për të rifilluar aktivitetin sportiv, ndërsa mbetet për t’u kuptuar nëse ende ruan aftësitë dribluese të cilat bënë klubin e Betis të shpenzonte një pasuri të tërë për ta transferuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency