La Liga

Betis heq dorë nga Rafinha, merr talentin argjentinas të PSG-së

Skuadra andaluziane e Betisit duket se ka hequr dorë nga braziliani i Barcelonës, Rafinha, për t’i besuar një talenti argjentinas. Bëhet fjalë për Giovani Lo Celso, që ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Sevillas dhe pritet të nënshkruajë me skuadrën e Betisit.

Talenti argjentinas është pjesë e Paris Saint Germain, të cilës i është bashkuar që në verën e 2016-ës, teksa te klubi spanjoll do të shkojë në formë huazimi, për të gjetur më shumë hapësira në formacion.

Kujtojmë që te PSG-ja, Lo Celso ka luajtur 36 takime në dy sezone dhe ka shënuar edhe 4 gola, ndërsa në verë ishte edhe kandidat për të përfaqësuar Argjentinën në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency