La Liga

Betis rikthehet te fitorja, mposht Alavesin e De Biasit

Pas humbjes me rezultatin spektakolar 3-6, javën e kaluar ndaj Valencias, Betis është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur sot 2-0, skuadrën e Alaves. Sanabria në minutën e 13’ dhge një autogol i Alexis, në të 75-ën, i dhanë 3 pikët vendasve në takimin e sotëm.

Nga ana tjetër, Alaves Ii drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi, vijon të humbasë, duke mbetur në kuotën e 3 pikëve. Takimi i vetëm, i fituar nga Alaves, ka qenë ai i 30 shtatorit ndaj Levantes, në ndeshjen e dytë të trajnerit italian.

Me këtë fitore, Betis ngjitet përkohësisht në vendin e 6, me 16 pikë, ndërsa Alaves vijon të qendrojë në vendin e parafundit, me 3 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency