Betisi shtang Atleticon, Barcelona mbetet +6 në krye
Barcelona thellon diferencën me Atleticon e Madridit, edhe pse një ditë më parë nuk mori më shumë se një pikë ndaj Valencias në “Camp Nou”, ku barazoi 2-2. “Los Colchoneros”, në vend që të përftonin nga kjo ndalesë e “blaugranave” bënë të kundërtën, duke humbur 1-0 në transfertë me Betis Sevillan. Tashmë hendeku mes dy skuadrave të kreut shkon në 6 pikë.
Skuadrës andaluze i mjaftoi goli i Canales me 11-metërsh në pjesën e dytë për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme ndaj një skuadre tepër të fortë, që para këtij takimi kishte pësuar vetëm një disfatë në kampionat. Atletico ishte e pafat, teksa Griezmann u ndal nga shtylla ndërsa për debutuesin Alvaro Morata nuk u akordua një penallti.
Gjithsesi, Betisi, që mban vendin e 6-të në La Liga, tregoi se nuk është rastësisht në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku do të përplaset me Valencian.
Ndërkoha sfida mes Villarealit dhe Espanyolit përfundoi në barazim 2-2.



