Femrat

Bie një tjetër tabu në Arabinë Saudite, së shpejti nis kampionati i femrave

Arabia Saudite heq një tjetër tabu. Edhe pse edhe nuk është përcaktuar një datë zyrtare, së shpejti do të organizohet kampionati kombëtar i futbollit të femrave. Ndeshjet do të zhvillohen në kryeqytetin Riad dhe në dy qytete të tjera, Jedah dhe Dammam. Krijimi i ligës së futbollit të femrave është një nga reformat e fundit që ka ndërmarrë Princi Mohammed bin Salman, i cili në janar të dy viteve më parë lejoi praninë e femrave në stadium.

“Women’s Football League” do të karakterizohet nga raundet paraeliminatore, që do të zhvillohen në tri qytetet e sipërpërmedura, për të krijuar një kampionat rajonal. Skuadrat e kualifikuara në  kampionatet rajonale do të përballen me njëra-tjetrën në fazën me eliminim direkt.  Skuadra fituese do të marrë një shpërblim prej 130 mijë eurosh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency