Bielsa do talentin argjentinas Thiago Almada te Leeds Utd!
Leeds United festoi titullin kampion në Championship dhe njëkohësisht ngjitjen në Premier League pas plot 16 vitesh. Pavarësisht gëzimit të madh për arritjen e bërë, drejtuesit e klubit nuk humbasin kohë dhe kanë nisur punën në merkato, në mënyrë që trajneri Bielsa të ketë një ekip të denjë për sezonin e ardhshëm. Një nga objektivat e klubit nga “Elland Road” është Thiago Almada, për të cilin interesohet edhe Manchester United. Argjentinasi ka shkëlqyer me Velez Sarsfield dhe shihet si një nga lojtarët më premtues. Klauzola e 19-vjeçarit është 22 milionë euro dhe Leeds duket gati për ta paguar dhe për ta veshur djaloshin me fanellën e bardhë.



