Serie B

Bielsa gati të provojë veten në Itali, merr ofertë nga klubi i njohur

Marcelo Bielsa është i papunë që prej 27 shkurtit, kur u shkarkua nga pankina e Leeds United për shkak të rezultateve të dobëta, megjithatë sezoni i ri mund ta shohë të një tjetër stol teknikun argjentinas.

Sipas mediave italiane, është klubi i Parmës ai që i ka vënë syrin “El Loco”-s për ta ulur në krye të pankinës, pasi shkarkoi pak ditë më parë Iachinin. Në Itali Bielsa nuk ka drejtuar asnjëherë, ndonëse arriti një marrëveshje me Lazion në verën e 2016-ës, por u largua nga Roma menjëherë pas ditës së parë.

Megjithatë emilianët kanë një projekt të rëndësishëm për t’u rikthyer në Serinë A dhe më pas për të parë nga gjysma e sipërme e renditjes, ndaj shohin te Bielsa profilin e duhur për t’i besuar drejtimin e ekipit që në sezonin e ardhshëm në Serinë B.

Palët duket se kanë nisur negociatat prej pak javësh dhe në ditët e para të qershorit pritet të vendosin, teksa nëse arrihet marrëveshja, atëherë emilianët do të bëhen klubi i parë italian, që stërvitet nga argjentinasi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency