Katar 2022

Bierhoff paralajmëron kundërshtarët: Në Botëror shkojmë si favoritë!

Përfaqësuesja gjermane është një fazë rindërtimi pas përfundimit të epokës. Menaxheri i Die Manschaft Olivier Bierhoff ka folur për klimën në ekip me trajnerin e ri Hansi Flick në stol. “ Gjendja shpirtërore e futbollistëve është pozitive. Jemi të lumtur për mënyrën sesi po luan skuadra duke filluar nga shtatori. Nuk flas për rezultatet por për mënyrën sesi lojtarët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Duam të ruajmë këtë shpirt edhe në ndeshjet e ardhshme. Flick erdhi këtu në shtator dhe ishim të tretët në grup, tashmë jemi të parët dhe duam të shkojmë në Botëror si një prej skuadrave favorite”, theksoi Bierhoff.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency