Kategoria Superiore

Bilanc lufte te Kukësi, sa shumë mungesa për Skënderbeun

Një hapa para, dy hapa pas, sërish një hap përpara. Titulli kampion vijon të mbetet objektivi i Kukësit dhe blutë përfituan nga barazimi në derbi për ta ngushtuar në 6 diferencën me Partizanin. Verilindorët do të kenë një tjetër shans për t’u afruar ditën e premte kur “demat” të përballen me Teutën, por për të konkretizuar një tjetër hap përpara i duhet fillimisht të triumfojnë në sfidën ndaj Skënderbeut, që sigurisht nuk do të jetë një “shëtitje në park”, sidomos po të llogariten mungesat e konsiderueshme.

Ardian Cuculi do të qëndrojë jashtë për shkak të një problemi muskulor dhe rëndësia e 31-vjeçarit në ekip është e njohur. Shameti gjithashtu ka shfaqur shqetësime muskulore dhe prania e tij është vënë në dyshim, ndërsa mundësitë janë të shumta që në fushë, për shkak dëmtimi, të mos zbresë Simo Rrumbullaku. Eduart Rroca ende nuk është rikuperuar plotësisht, stafi mjekësor po punon për ta pasur të gatshëm të premten, ndërsa William Cordeiro vijon fazën e rikuperimit pas frakturës në dorë.

Si të mos mjaftonte e gjitha kjo panorama e zymtë, të dëmtuar janë edhe Shkurtaj e Reginaldo, megjithëse dy sulmuesit kryesorë, për momentin, nuk rrezikojnë praninë e tyre në sfidën ndaj korçarëve. Një bilanc lufte me infermierinë që po kuron plagët e të dëmtuarve. Takimi ndaj Skënderbeut është tej mase i rëndësishëm në fushatën e ringritjes së Kukësit, por gjasat janë të shumta që në këtë duel mjaft të rëndësishëm Cungu të përdorë “gjilpërën arnuese”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency