Bilic dhe Seedorf refuzojnë Fenerbahcen, kandidat kryesor mbetet një emër i madh!
Slaven Bilic dhe Clarence Seedorf kanë refuzuar stolin e Fenerbahce që pas largimit të portugezit Vitor Pereira kërkon një emër të ri për stolin. Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të fiksuar pas trajnerëve të huaj dhe në pamundësi për të firmosur me këto dy emra po kërkojnë me të gjitha mënyrat tia besojnë drejtimin e klubit një njohjeje të vjetër. Bëhet fjalë për trajnerin legjendar të Gjermanisë Joachim Low i cili aktualisht është i papunë ndërsa e ka drejtuar Fenerbahcen në fund të sezonit të kaluar. Klubi verdhezi po këmbëngul shumë për ta bindur trajnerin gjerman i cili gjithashtu e shikon me sy të mirë kalimin te Fenerbahce pasi shpesh ka shprehur dëshirën për të punuar në një klub.



