Bind Allardyce, qëndron edhe sezonin e ardhshëm tek Evertoni
Erdhi në stolin e Everton në nëntorin e kaluar për të shpëtuar Everton dhe tani Sam Allardyce konfirmon vazhdimin e aventurës me klubin anglez. Trajneri 63-vjeçar e mori ekipin në një situatë të vështirë, duke e rikthyer në ujëra të qeta dhe tani konfirmon se ka biseduar me drejtuesit për të respektuar kontratën deri në sezonin 2019. Allardyce arriti në pjesën e dytë të sezonit të mbante ekipin të pathyeshëm për 7 ndeshje, ndërsa për vitin e ardhshëm me një merkato të mirë ai u shpreh se ekipi mund të luftojë për Europën.



