Premier League

Bind ndaj Brighton, Manchester City rimerr kreu e Premier League

Manchester City ka rimarrë kryesimin e Premier League, ndërsa ka fituar bindshëm ndaj Brighton. Ekipi i Pep Guardiolës siguroi tri pikët e raundit të 30-të të elitës së futbollit anglez, në një sfidë shumë të luftuar që u mbyll me rezultatin 3-0 në Etihad.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa ritmi u diktua nga “Citizens”. Goli i parë do të vinte në minutën e 53’, kur Mahrez do t’i dhuronte Manchester City-t avantazhin. Ndërsa në minutën e 65’ ishte talenti i City-t, Phil Foden ai që do të godste portën e Sanchez dhe dhe do të dyfishonte rezultatin për ekipin e tij. Skuadra e Guardiolës do të vijonte sulmin për të gjetur golin e tretë, me Foden që në disa raste do të kërcënonte seriozisht portën e Brighton.

Teksa në minutën e 82’ Bernardo Silva do të shënonte golin e tretë për vendasit, për të bindur më tej në rrugëtimin e Manchester City-t drejt titullit.

Pas kësaj përballjeje Manchester City rimerr kreun e renditjes me 77 pikë, një më shumë se Liverpool i vendit të dytë, me të dyja skuadrat që vijojnë të luftojnë në garën për titullin. Teksa Brighton renditet në vend të 10-të me 40 pikë të grumbulluara në 33 javë të luajtura.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency